Ligji i zgjedhjeve dhe i arsimit fillor dhe të mesëm pritet të votohen sot në kuvendin e Maqedonisë

01.06.2017 10:07

Në mesditën e sotme do të fillojë seanca e katërt e Kuvendit të Maqedonisë...

Në mesditën e sotme do të fillojë seanca e katërt e Kuvendit të Maqedonisë ku në rend dite është zgjedhja e anëtarëve të komisioneve parlamentare.

Në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Zgjedhje dhe ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm dhe arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha këto me procedurë të shkurtuar. Propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, me procedurë të shkurtuar, është bërë nga deputetët Oliver Spasovski, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe Vesel Memedi. Me këtë ndryshim propozohet që zgjedhjet për anëtarët e këshillave komunal dhe kryetarët komunal të mbahen në gjysmën e parë të tetorit. Me ligjin për shkollat fillore dhe të mesme parashihet heqja e testimit ekstern.