“Sparsat” deklasuan tanderat për 3-2
Basketbollistët e San Antonios fituan bindshëm Okllahomën me 117:89 dhe tani avanconjë me 3-2 në fitore, në serinë finale të konferencës së Perëndimit……….
Basketbollistët e San Antonios fituan bindshëm Okllahomën me 117:89 dhe tani avanconjë me 3-2 në fitore, në serinë finale të konferencës së Perëndimit. Edhe sfida e pestë e kësaj serie, ngjashëm si të kaluarat, u fitua nga skuadra vendase me dallim bindës, ndërsa sparsat, me këtë triumf, ndalën serinë prej dy fitoreve rresht të tanderave.
Greg Popoviç, pas humbjes në dy ndeshjet e kaluara, bëri disa ndryshime në lojë dhe të njejat në fund rezultuan si pozitive.
Tim Dankan me 22 pikë e 12 kërcime, Ginobili me 19 të tjera dhe Grin e Leonard me nga 14 pikë, kontribuan në fitoren e San Antonios. Te Okllahoma, pas paraqitjes mbreslënëse në takimin e kaluar, dyshja Durent-Uestbruk sërish ishte në nivel, duke kombinuar së bashku 46 pikë, por edhe njëherë nuk kishte ndihmën e kolegëve të tjerë.
Ndeshja e gjashtë e serisë finale të Perëndimit, në parket të Okllahomës, në program do të jetë të shtunën.