Baily, do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re

01.06.2017 10:26

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily përmes "Twitter-it" ...

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily përmes "Twitter-it"  ka përcjellë mesazhin e urimit për zgjedhjen e Qeverisë së re të kryeministrit Zoran Zaev.

 “Uroj kryeministrin Zoran Zaev dhe shumicën e re parlamentare për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë.  Si miq dhe partner, do të vazhdojmë të punojmë me Qeverinë e re për reformat për anëtarësim në NATO dhe BE si dhe për sundimin e së drejtës”, - ka shkruar ambasadori amerikan Jess Baily.