Mogherini dhe Hahn, qeveria e re të zbatojë reformat urgjente
01.06.2017 10:31
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini....

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, e kanë përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë.
Mogherini dhe Hahn presin nga Kryeministri Zaev dhe opozita të përgatitin një agjendë reformuese që do të jetë në të mirën e vendit.
Përfaqësuesit e BE-së gjithashtu presin zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat urgjente, duke u bërë thirrje partive që t’i lënë anash ndasitë dhe së bashku ta kthejnë vendin në rrugën e integrimeve europiane.
