Turqi, rrëzohet helikopteri i ushtrisë turke, 13 të vrarë

01.06.2017 10:40

Një helikopter i ushtrisë turke u rrëzua pranë kufirit të Turqisë me Irakun....

Një helikopter i ushtrisë turke u rrëzua pranë kufirit të Turqisë me Irakun, duke lënë të vdekur të 13 njerëzit në bord.

Incidenti ndodhi në provincën kufitare Sirnak, ku trupat turke janë të angazhuara në operacione kundër militantëve kurdë. Ushtria turke tha se përplasja ishte aksidentale, pasi helikopteri ka goditur një linjë të transmetimit me tension të lartë. Ushtria nuk dha detaje për identitetin e viktimave, por agjencia private e lajmeve DHA tha se helikopteri po barte një delegacion të udhëhequr nga një gjeneral i lartë.