Filloi pranim - dorëzimi në disa ministri

01.06.2017 11:10

Ministri i brendshëm, Agim Nuhiu që sot i dha fund detyrës së tij....

Ministri i brendshëm, Agim Nuhiu që sot i dha fund detyrës së tij, dhe postin ia dorëzoi Oliver Spasovskit të LSDM. 

Nuhiu ishte ministri i parë shqiptar në krye të MPB, që erdhi në këtë detyrë në dhjetor të vitit të kaluar, në përputhje me Marrëveshjen politike të Përzhinës.

Edhe në Ministrinë e Arsimit sot u bë pranim ¬ dorëzimi i postit nga ministri i deritanishëm, Pishtar Lutfiu, dhe nga ministresha e tanishme nga radhët e LSDM-së, Renata Deskoska.

Pas mandatit 1 vjeçar të ministrit të deritanishëm të arsimit, Pishtar Lutfiu, mbrëmë në mesnatë edhe zyrtarisht i përfundoi mandati, dhe nga sot detyrën e tij do ta merr Deskoska nga LSDM.