Ahmeti, qeveria do ketë sukses, punojmë për reformat

01.06.2017 11:25

Menjëherë pasi Parlamenti votoi Qeverinë e re të Maqedonisë në krye me tanimë Kryeministrin Zoran Zaev....

Menjëherë pasi Parlamenti votoi Qeverinë e re të Maqedonisë në krye me tanimë Kryeministrin Zoran Zaev, ka pasuar edhe urimi nga Kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Ahmeti i dëshiroi shumë suksese qeverisë së re. Ai tha se këtë qeveri e presin shumë sfida që Ahmeti është i bindur se do i kaloj me suksese.

Ai u dëshiroi shëndet dhe punë të mbarë qeverisë së re dhe tha se kjo qeveri do të jetë qeveri që do të reflektojë mirë tek qytetarët e Maqedonisë.

“Tash i tërë përkushtimi programor dhe kauza kryesore është reformat që e presin vendin dhe unë mendoj që kjo qeveri do të ketë sukses. Në rradhë të parë ka një përkushtim shumë të fortë nga të gjitha forcat politike që kanë ngritur këtë partneritet dhe këtë koalicion dhe njëherit shpresoj dhe jam shumë i sigurtë që edhe komuniteti ndërkombëtar do të jetë shumë pranë për të ndihmuar të tëra proceset në vijim si reformat në drejtësi ashtu edhe për disa çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me vendin tonë drejtë zhvillimeve apo situatave që na presin drejtë antarësimit të vendit në NATO dhe BE. Mendoj që do të jetë një qeveri që do të reflektojë mirë tek gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, do të jetë një qeveri ku ka detyra dhe angazhime shumë të rëndësishme, me çrast unë do u dëshirojë sukses, shëndet dhe punë të mbarë të tërë kabinetit qeveritarë në krye me Zoran Zaevin dhe të dalin fitimtarë dhe të sukseshëm në të gjitha betejat që ne i kemi parashikuar betejat që na presin”, ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.