Afganistan, arrin në 90 numri i viktimave në Kabul

01.06.2017 11:48

Qeveria e Afganistanit tha se numri i të vrarëve nga sulmi i sotëm me kamion – bombë....

Qeveria e Afganistanit tha se numri i të vrarëve nga sulmi i sotëm me kamion – bombë në kryeqytetin Kabul, ka arritur në 90 vetë.

Ministria e shndetësisë ka tërhequr vërejtjen se numri i të vrarëve mund të rritet, derisa po kryhen gjurmimet për gjetje të njerëzve nën gërmadha. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim të fuqishëm. Sulme të ngjashme në të kaluarën janë ndërmarrë nga miliatntë talibanë dhe ata të Shtetit Islamik.

Policia e Kabulit tha se eksplozivi ishte fshehur në një kamion dhe kishte eksploduar afër Ambasadës së Gjermanisë.

Basir Mujahid, zhëdhënës i policisë së Kabulit, tha se nuk është e qartë nëse Ambasada e Gjermanisë ishte cak i sulmit dhe “disa komplekse dhe zyra të tjera të rëndësishme”, që ndodhen në afërsi. Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar sulmin duke e quajtur “krim lufte”.

Shtëpia e Bardhë “e ka dënuar fuqishëm sulmin mizor” dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të personave të vrarë dhe të plagosur, ka raportuar agjencia AFP. Edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi sulmin masiv që ndodhi të mërkurën në Kabul.