MUNDJE

Gjithçka gati për memorialin “Mentaz Allajbegu”

30.05.2014 14:21

Gjithçka është gati për memorialin e parë në mundje, “Mentaz Allajbegu”, janë shprehur në takimin e sotëm me gazetarët, nga kryesia më e ngushtë e klubit të mundjes Liria, kryetari Betim Vrenezi, nënrkyetari  Amet Ademi si dhe njëri prej trajnerëve, Sufijan Ismaili..............

Gjithçka është gati për memorialin e parë në mundje, “Mentaz Allajbegu”, janë shprehur në takimin e sotëm me gazetarët, nga kryesia më e ngushtë e klubit të mundjes Liria, kryetari Betim Vrenezi, nënrkyetari  Amet Ademi si dhe njëri prej trajnerëve, Sufijan Ismaili..............

Gjithçka është gati për memorialin e parë në mundje, “Mentaz Allajbegu”, janë shprehur në takimin e sotëm me gazetarët, nga kryesia më e ngushtë e klubit të mundjes Liria, kryetari Betim Vrenezi, nënrkyetari  Amet Ademi si dhe njëri prej trajnerëve, Sufijan Ismaili.

Ky do të jetë turneu i parë i  tillë, i cili do të organizohet për nderë të arsimtarit të ndjerë Mentaz Allajbegu, me ç`rast nesër, në palestrën sportive të gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, janë ftuar të gjithë miqtë dhe dashamirët e këtij sporti.

Falenderime të veçanta janë shprehur për Komunën Çair dhe gjithë sponzorët tjerë, të cilët kanë ndihmuar në organizimin e këtij manifestimi.

“Ne si klubi i mundjes Liria, si organizator i këtij turneu, pikë së pari përshëndesim të gjithë ata të cilët na ndihmuan rreth këtij organizimi që do të mbahet nesër. Kisha dashur që përmes mediumeve, tu bëj ftesë të gjithë dashamirëve të arsimtarit tonë të ndjerë Mentaz Allajbegu, të gjithë fansave të mundjes, të gjithë nxënësve të tij, të urdhërojnë dhe të vijnë nesër prej orës 10:00, të përcjellin garat për hirë të arsimtarit Mentaz Allajbegu, për të cilin do ta mbajmë turneun e parë memorial.  Shpresojmë që turneu të bëhet tradicional, ta organizojmë edhe vitet tjera dhe mendoj që do të begatohet edhe me shtete tjera pjesëmarëse në të ardhmen. Çdo vit do ti përmirsojmë gabimet, që turneu të jetë sa më i mirë. Besoj që do të jetë një turnir shumë i mirë dhe shumë efikas”, -  është shprehur Betim Vrenezi. 

Në turneun në fjalë, do të marrin pjesë mbi 100 mundës - pioner, nga vendi, Kosova dhe Shqipëria. Fillimi i garimit në palestrën e “Zef Lush Markut”, është caktuar për orën 10:00, ndërsa në orën 14:00, në program do të jetë hapja solemne, ku do të marrin pjesë kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti, si dhe njerëzit numër një të mundjes në vendin tonë, Kosovë dhe Shqipëri. (Mustafa Ademi, TVM2)