Pranim dorëzimi i postit në MASH
Ministrja e re e Arsimit dhe Shkencës, Renata Treneska Deskoska mori zyrtarisht postin e këtij dikasteri....

Ministrja e re e Arsimit dhe Shkencës, Renata Treneska Deskoska mori zyrtarisht postin e këtij dikasteri të udhëhequr më së fundmi nga ish ministri i arsimit Pishtar Lutfiu. Gjatë procedurës së pranim dorzimit të këtij posti të dy ministrat vlersuan nevojën urgjente e krijimit të një arsim më cilësor për të gjithë.
“Arsimi është vlerë themelore e çdo shoqerie dhe e ardhmja e vendit varet nga angazhimin dhe përkushtimin maksimal në arsim. Jam vedijshme se ky sektor është ndër më të vështirat por unë do të bëjë çmos për të përmirsuar arsimin në vend” – tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renatata Treneska Deskoska.
“Unë jam i hapur për çdo bashkëpunim dhe konsultim në të ardhmen për të gjitha punët që do të ndërmerren në arsim me qëllim që të kemi një kontinuitet i sukseshëm në punët në arsim” – u shpreh ish ministri i arsimit dhe shkencës, Pishtar Lutfiu.
Deskoska veçmë ka kërkuar nga shërbimet e MASH-it sot raporte të veçanta me të cilën do të detektohen më lehtë mangësit dhe problemet e brendshme të këtij institucioni.
Ajo paralajmëron reforma rënjësore në arsim, duke hequr nga këtij viti testimi esktern i nxënësve, ndryshimi i ligjit për arsim të lartë, rikthymin e auotonomisë së universiteteve dhe përmirësimin e gjithë procesi edukativo-arsimor.
“Prisni shumë shpejt formimin e një grupi pune që do ta përpiloj ligjin e ri për arsim të lartë, ndërsa sa i përket studimeve të disperzuara në bazë të informatave që do t’i marr do të vendosi për mënyrën e rishqyrtimit reale të këtyre studimeve. Deri tani patëm formalisht studime të disperzuara, a nuk u vërejt asnjë benefit nga kjo. Maqedonia tani ka nevojë për fokusimin e mjeteve financiare në programe cilësore studimore” - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renatata Treneska Deskoska.
Deskoska është ministrja e dytë me rradh femër e cila do të udhëheq me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës. (Rexhep Qamili, TVM2)
