Spasovski merr detyrën, falenderon Nuhiu për punën e deritanishme
Ministri i deritanishëm i punëve të brendshme Agim Nuhiu përmes një letre të hapur....

Ministri i deritanishëm i punëve të brendshme Agim Nuhiu përmes një letre të hapur, i ka falenderuar të gjithë për bashkëpunimin.
Për Nuhiun, sprova më e vështirë ka qenë 27 prilli.
“Sprova më e vështirë ishte 27 prilli i këtij viti, që më bëri të njihja sy më sy dritëshkurtit në polici. Asnjëherë nuk do të mund ta harroj atë mbrëmje, kur sipas bindjes sime, një pjesë e punonjësve të policisë i mundësuan një grupi huliganësh dhe qytetarësh të manipuluar të hynin në Parlamentin e Maqedonisë për të sulmuar të zgjedhurit e popullit. Nuk do t’i harrojë ato fytyra të policisë që nuk vepruan, por edhe fytyrën e atij që tradhtoi profesionin e policit, atij që nuk veproi në kohë, duke e lënë të shndërrohet salla me deputetët në parlament në një arenë të përgjakshme si ato nëpër filma! Kjo është për të ardhur keq, dhe do të jetë njolla më e zezë që do të bartim si shtet!”, shkruan Nuhiu për të cilin , funksioni Ministër i Brendshëm, në kushtet e një qeverie teknike, në qendër të krizës më të madhe institucionale dhe në kohën e polarizimit më të ashpër politik ka qenë mision tejet i vështirë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
