Filipine: Gabimisht bombardojnë ushtarët e tyre, shumë të vrarë dhe të plagosur

01.06.2017 13:58

Dhjetë ushtarë të Forcave të Armatosura të Filipineve u vranë në jug të vendit.....

Dhjetë ushtarë të Forcave të Armatosura të Filipineve u vranë në jug të vendit gjatë sulmit të forcave ajrore, dhe tetë të tjerë u plagosën, tha ministri i Mbrojtjes së Filipineve, Delfin Lorenzana.

Incidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit Maravel në jug. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Filipineve, shkaku i incidentit është koordinimi i paqartë mes tyre.

“Një grup i ushtarëve tanë u gjendën nën sulmet e aviacionit tonë … Dhjetë ushtarë u vranë dhe tetë janë plagosur”, tha Lorenzana.

Presidenti i Filipineve,  Rodrigo Duterte ka futur më 23 maj, gjendjen e luftës në vend. Islamistët u përpoqën të marrin qytetin Maravel, por forcat qeveritare, me ndihmën e aviacionit kanë arritur plotësisht ta pastrojnë qytetin nga terroristët.