Botë
“Save the Children”: 1 në 4 fëmijë, i privuar nga fëmijëria
01.06.2017 15:29
Në çdo katër fëmijë në botë një është i privuar nga fëmijëria. Keshtu konkludohet ne raportin e fundit te publikuar nga “Save the Children”, të publikuar në 1 Qershor...

E publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, raporti ”Fëmijëri të Grabitura ” saktëson se të paktën 700 milionë fëmijë në mbarë botën, dhe ndoshta qindra miliona më shumë, kanë pasur premtimin e një fëmijërie të përmbushur që është thyer para kohe.
Indeksi, i cili i rendit 172 shtete të botës, tregon se fëmijëria në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore është më e kërcënuara, me Nigerinë të renditur në pozitën më të ulët. Vendet ku fëmijëria, premton nje faze me te shendetshme jetesore, janë Norvegjia, Sllovenia, Finlanda, Holanda dhe Suedia, të gjitha, pjese e Evropës.
Save the Children, për të parën herë hulumtoi edhe të dhënat që raportojnë mbi vrasjen e fëmijëve në mbarë botën, prej nga del se çdo ditë vriten më shumë se 200 djem dhe vajza në mbarë botën.
