Ministria e Ekologjisë, Sadulla Duraku merr postin e ri

01.06.2017 15:45

Edhe në Ministrinë e ekologjisë është bërë sot pranim dorëzimi i postit....

Edhe në Ministrinë e ekologjisë është bërë sot pranim dorëzimi i postit. Ministri i ri, Sadulla Duraku, premtoi se do të punojë për të zgjidhur problemet e shumta ekologjike , ku deponitë e egra zënë vendin kryesor.

Edhe ish ministri Ahmeti, është i bindur se ministri i ri do të arijë të bëjë pjesë të programit qeveritar , projektet e ministrisë së ekologjisë.

“Të zgjidhesh ministër nuk është privilegj por është përgjegjësi dhe kemi parasysh se ne RM problemet ekologjike janë shumë të mëdha duke pasur parasysh mosarritja e reciklimeve të deponive të egra e kështu më radhë” – tha ministri i Ambientit Jetësor, Sadulla Duraku.
“Unë kam besim se z. Duraku me përvojën e tij intitucionale dhe peshën e tij politike do të arijë që politikat e Ministrisë së Ekologjisë  ti imponojë në politikat gjenerale të Qeverisë reformatore, kam shpresë se sukseset nuk do të mungojnë dhe se projektet do të vazhdojnë me një shpejtësi edhe më të madhe se deri më tani” – deklaroi ish ministri i Ambientit Jetësor, Bashkim Ahmeti.