Maqedoni
Zaev mori detyrën nga Dimitriev, Lika mori detyrën nga Halili
01.06.2017 16:34
Zoran Zaev zyrtarisht mori postin e kryeminsitrit nga kreminsitri i deritanishëm teknik Emil Dimitriev...

Pas pranim dorëzimit Zaev tha se sot është dita e fillimit të reformave në Maqedoni.
“Më vjen mirë që pranim dorëzimi u bë në formë miqësore që jep mesazh pozitiv për qytetraët se pa marr parasyshë rrethanave politike dhe pozicioneve tona dhe kundërshtimeve si opponent politik megjithatë të gjithë e kemi të qartë se I duhemi njëri tjetrit nëse jo për diçka tjetër, për qytetarët, për shtetin, për reformat dhe për gjithë atë që është interes i të gjithëve. Sot është fillimi I reformave në Maqedoni dhe me të vërtetë një nga reformat serioze do të jetë reformat e gjyqsorit”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i RM-së.
Edhe Hazbi Lika e mori zyrtarisht detyrat e Zëvendëskryeminsitrit. Ai falenderoi ish zv./kryeministrin Halili për kontributin e dhënë deri tanidhe premtoi se do të jetë i përkushtuar për të reformuar gjithçka që ka shkuar keq në sistemin paraprak.
“Unë me detrën e re do të përkushtohem deri në atë masë sa të mundem në bashkëpunim me të gjithë faktorët relevant, të cilët ia duan të mirëln këtij shteti dhe përkushtohen për të punuar për të mirën e njerëzve dhe sigurisht në të mirëmn e atyra që na votuan zgjedhjet e fuindit. Unë dote njoftohem mirë me gjithë ato proceset që janë zhvilluar deri më tani do ti hulumtojë të gjitha zbraztirat që janë krijuar me kohë gjatë qeverisjeve të fundit, me qëllim të mirë që të plotësohemn ato dhe të krijojmë një administrate të aftë për ti shërbyer njerëzve ashtu siç e meritojnë”, tha Hazbi Lika, zv/kryeministër për implementimin e M.O-së.
“Njoftova z.Lika me funksionimin dhe prioritetet e sekretariatit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, projektet që i kemi realizuar gjatë këtij mandati dhe projektet të cilat do të jenë një sfidë për kabinetin e ri të tij”, tha Festim Halili, ish zv/kryeministër për implementimin e M.O-së
Paraprakisht anëtarët e Qeverisë së re u pritën nga presidenti Gjorge Ivanov. Në pritjen e ivanovit për kabinetin qeveritarë mungoi ministri I shëndetësisë Arben Taravari të cilin LR PDSH të cilës I takon ai e fjason presidentin për nxitje të dhunës më 27 prill në kuvend.
ERSAN PAJAZITI
