Maqedoni

Atentat ish-ministrit të shëndetësisë, sulmues gjyshi i Tamara Dimovkës

01.06.2017 16:58

Ish – ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Nikolla Todorov, është qëlluar me armë zjarri përpara Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup...

Autori i dyshuar i këtij atentati është 57 vjeçari Lupco Stojanovski nga Velesi, gjyshi I Tamara që vdiq duke pritur që ministria e shëndetësisë ti aprovon udhëtimin jashtë shtetit për shërim. Ai tashmë  është dërguar në polici, ku është marrë në pyetje.  
 
Ministri I brendshëm Spasovski, thotë se atentati është pasojë e humbjes së besimit të qytetarëve, se drejtësia do të vihet në vend nga institucionet e shtetit. Ai u apelon qytetarëve të lënë institucionet të veprojnë e të mos marin drejtësinë në duart e veta.
 
“Dënoj të gjitha veprat penale por do të ndërrmar të gjitha masat që qytetarët të kthejnë besimin në MPB.  Institucionet duhet të punëojnë në interes të qytetarëve. Nëse ndonjë bartës funksioni ka bërë vepër penale, gjatë kryerjes së funksionit, kundër tij duhet të ngrihet vepër penale, me objektivitet por edhe duke repsektuar prezuncionin e pafajsisë. U bëj thirje qytetarëve të mos ndërmarin aktivitete me të cilat rrezikojnë jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë”, tha Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendëshme.
 
VMRO ndërkohë, ka akuzuar LSDM-në për atentatin ndaj ish ministrit Todorov.
 
“Asgjë nuk është e rastësishme dhe këtë e vërteton fakti se së pari është vendosur bombë në shtëpinë e prindërve të Antonio Milloshovskit, më pas është demoluar makina e Gordana Jankullovskës ndërsa sot ka pasur tentim për të vrarë ish ministrin Nikolla Todorovin. Edhe gjatë ndryshimit të pushtetit në zgjedhjet e 2002-it, LSDM-ja ka përdorur të njëjtat metoda. Shumë persona nga udhëheqësja e VMRO-së janë nën kërcënim dhe kjo vepër mund të përsëritet”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
LSDm nga ana tjetër u kërkon qytetarëve tu besojnë institucioneve. 
 
GYLTENE SINANI