Ekonomi
Kreshnik Bekteshi mori funksionin e Ministrit të Ekonomisë
01.06.2017 17:32
Kreshnik Bekteshi sot zyrtarisht morri postin e Ministrit të Ekonomisë. Ai e mori detyrën nga paraardhësi i tij Driton Kuçi...

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të funksionit ministri i deritanishëm Kuçi ka njoftuar ministrine ri me projektet gjatë mandatit të tij dhe me kompetencat që bartë Ministria e Ekonomisë, duke theksuar domosdoshmërinë e funksionimit të qëllimeve ekzistuese, siç janë rritja ekonomike, tërheqja e investimeve të huaja, rritja e eksporteve dhe përmirësimii vazhdueshëm i klimës së biznesit, ndërsa i uroi punë të suksesshme ministrit të ri.
Ministri i ri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ceremonisë tha se ia fillon këtë detyrë me përkushtim të madh dhe përgjegjësi të plotë, i vetëdijshëm për situatën e vështirë nëpër të cilat kaloi shteti, si në sferën politike ashtu edhe në atë ekonomike dhe sociale.
"Jam i vetëdijshëm se kjo gjendje është pasqyruar në jetën e çdo qytetari dhe qytetareje dhe për pritshmëritë e larta që kemi të gjithë nga ky fillim i ri. E di se na presin shumë sfida por zotohem se do të punoj ndërgjegjshëm dhe me zell për të krijuar dhe përforcuar kushte për një ekonomi të fuqishme – që në qendër do të ketë mirëqenjen e të gjithë qytetarëve, për zhvillim ekonomik në harmoni me natyrën dhe standard jetese në harmoni me dinjitetin njerëzor", theksoi ministri Bekteshi.
