Maqedoni
Taravari merr detyrën, viziton Odën e Mjekëve, premton bashkëpunim
01.06.2017 17:41
Për shkak të atentatit ndaj ish ministriut Todorv, pranim dorëzimi në ministrinë e shëndetësisë, është mbajtur në orët e pasdites...

Ministri i ri Arben Taravari, realizoi premtimin e dhënë më herët se vizitën e tij të parë do ta bëjë në odën e mjekëve, anëtar I së cilës ka qenë edhe ai. Taravari ka premtuar se do të punojë në intere të pacientëve por edhe të mjekëve. Për të, mjekësia e shëndoshë do të bëhet vetëm atëherë kur do të funksionojë trinomi, ministri, pacientë, mjekë.
“Çdo system shëndetësor funksionon mirë, në qoftë se janë të kënaqur të gjitha palët. Pra binomi pacient mjek. Nëse pacientët janë të pakënaqur, ka frustrim te mjekët. Ne duhet prej sot të ndërtojmë një raport të shëndoshë në lidhjen pacient mjek”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.
Nga Oda e Mjekëve janë të kënaqur që ministri I ri, vizitën e parë të punës e zhvillon pikërisht me ta, por edhe për faktin se ministri I takon pikërisht esnafit të mjekëve. Edhe ata janë të gatshëm për bashkëpunim.
“Ministria dhe oda e mjekëve do të jenë bashkëpunëtorë në ndërtimin e një sistemi të vlerave, në ndërtimin e një sistemi më të mirë shëndetësor në shërbim të pacientëve së pari e në shërbim edhe të punëtorëve shëndetësorë”, thonë nga oda e mjekëve.
Taravari do të takohet edhe me organizatat e të sëmurëve për të dëgjuar me problemet me të cilat ata përballen. Premtoi bashkëpunim të ngushtë edhe me median.
GYLTENE SINANI
