Maqedoni
Ndërpritet testimi ekstern, zgjedhjet locale në tetor
01.06.2017 18:12
Kuvendi filloi procedurën për ndërprerjen e testimit ekstern në shkollat fillore dhe të mesme..

Përkatësisht, filloi shqyrtimi i propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për arsim fillor, shqyrtimi i propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për arsim të mesëm dhe propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mësimdhënës në shkolla fillore dhe të mesme, të parashtruara nga deputetët e koalicionit të kryesuar nga LSDM, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Sipas propozuesit, testimi ekestern nuk pasqyron njohuritë reale që nxënësi ka fituar gjatë një viti shkollor dhe pengon karrierën e mësimdhënësve.
“Ai është vlerësim joobjketiv dhe joreal I nxënësve. Vlerësim joobjketiv dhe joreal I punës së mësimdhënësve. Është pamundësi për zhvillimin e arsimtarëve në karrierë. Ai është dobsim i cilësisë së arsimit dhe dobsim I sistemit arismor. Testi prej 30 pyetje nuk e tregon pasqyrën reale për arritjet e nxënësit”, tha Petar Atanasov, nga LSDM.
Me procedurë të shpejtë, po shqyrtohet edhe propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, i parashtruar nga: Oliver Spasovski, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe Vesel Memedi. Partitë politike kanë rënë dakord që zgjedhjet lokale të mbahen në pjesën e parë të tetorit.
“Për shkak të tejkalimit të gjendjes në RM si rezultat I mosmbajtjes së zgjedhjeve locale në maj 2017, duhet të bëhet ndryshimi në kodin zgjedhor për këtë arsye propozohen ndryshime në Kodin zgjedhor, përkatësisht në nenin 16, me të cilin propozohe zgjedhja për anëtarë të këshillave dhe për kryetar të komunave të mbahen në gjysmën e parë të tetorit”, tha Ejup Alimi, nga BDI.
Paraprakisht Kuvendi verifikoi mandatet e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe propozim-vendimin për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit.
SHPËTIM NUREDINI
