Maqedoni

1 qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve

01.06.2017 18:27

Një qërshori është dita ndërkombëtare e fëmijëve, është dita kur vetë fëmijët me lojra festive, ngrenë zërin për të drejtat e tyre...

Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Edhe femijët e çerdhes Fidanit festuan ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe njëherit morën diploma për përfundimin e çerdhes, duke kaluar në klasë të parë. 
 
1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm femijësh jetim Kinezë të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit.
 
Kjo gjë koniçidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirqenies së tyre. 
 
REJHANE BUSHI METAJ