Presidenti takon dy ish kryeministrat e VMRO-së
Presidenti Gjorge Ivanov dje pas dite ka takuar ish-kryeministrat e VMRO-së....

Presidenti Gjorge Ivanov dje pas dite ka takuar ish-kryeministrat e VMRO-së, Nikolla Gruevski, dhe Emill Dimitriev.
Në takim presidenti mësohet se ka shprehur bindje që VMRO-DPMNE si parti më e madhe opozitare, në mënyrë aktive dhe konstruktive do të japë kontribut në proceset për realizim të qëllimeve strategjike, si dhe ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.
"Presidenti Ivanov iu falënderua të dy ish-kryeministrave për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se në periudhën e kaluar Qeveria e Republikës së Maqedonisë investoi përpjekje të mëdha për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë", thuhet në kumtesën nga Kabineti i Ivanovit.
