MAQEDONI
Konferencë kushtuar ndryshimeve klimatike
30.05.2014 17:05
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe USAID janë promotorët...

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe USAID janë promotorët që kanë ndihmuar Universitetin e Evropës Juglindore në realizimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike dhe me mjedisin në përgjithësi. Kjo u tha në Konferencën dyditore Ndërkombëtare të Agjendës së Gjelbër për strategji lokale, për ndryshimet klimatike.
“Universiteti planin strategjik e ka që në vitin 2020, që të shndërrohet me kampus me zero misione të gazrave të dëmshëm edhe në këtë iniciativë me partneritet të të gjithë këtyre pjesëmarrësve, dëshirojmë që bashkërisht të kontribuojmë që atë nohau dhe atë potencialin që kemi në universitet bashkë me të gjithë këta partner, të kontribuojmë në gjendjen e zgjidhjeve të qëndrueshme të këtij fenomeni”, deklaroi rektori në UEJL, Zamir Dika.
“Qeveria e RM-së është e përkushtuar në miratimin e planeve strategjike për zbutjen e ndryshimeve klimatike, për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike. Ne jemi vendi i parë në rajon që kemi miratuar dokumentet strategjike për ndryshimet klimatike. Jemi duke u përgatitur për të miratuar edhe dokumentin politik, i cili do të duhet të miratohet në mesin e vitit të ardhshëm dhe do të prezantohet në Samitin Botëror për ndryshimet klimatike në Paris në vitin 2015”, theksoi ministri i Ekologjisë, Abdulaqim Ademi.
Qëllimi i kësaj konference dy ditore është që të bashkohen të gjithë përfaqësuesit relevant nga rajoni i Evropës Juglindore, autoritete kombëtare dhe Pushteti Lokal, Organizata Civile, Institucione Shkencore dhe Organizata Ndërkombëtare në aktivitetet për ndryshime klimatike.
GYLTENE SINANI
