Testimi ekstern i takon së kaluarës, kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për arsim

02.06.2017 10:55

Testimi ekstern tash më edhe ligjërisht i takon së kaluarës....

Testimi ekstern tash më edhe ligjërisht i takon së kaluarës. Për Eksternen shpesh ka patur reagime jo vetëm nga nxënësit dhe arsimtarët por dhe na vetë prindërit te cilet e kane vleresuar ate  si projekt i dështuar i cili shkakton vetëm stress dhe aspak nuk vlerëson në mënyrë efikase dijen e nxënësve.

Përfundimisht këtë vit nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do ti nënshtrohen testimit ekstern.

Kuvendi republikan miratoi ndryshimet ligjore në ligjin për arsim, me të cilat anulohet testimi ekstern, që shkaktoi reagime të shumta nga nxënësit, arsimtarët dhe prindërit.