Vendoset regjim i përkohshëm rrugor në aksin Presekë-Pesoçan
02.06.2017 11:10
Në rrugën magjistrale A2, aksi rrugor Kërçovë-Ohër nga Preseka deri në Pesoçan....

Në rrugën magjistrale A2, aksi rrugor Kërçovë-Ohër nga Preseka deri në Pesoçan sot deri në orën 15 do të ketë ndryshim të përkohshëm të qarkullimit.
Në këtë aks rrugor qarkullimi do të zhvillohet me kalimin nga një korsi në tjetrën në gjatësi prej 2,5 kilometrash.
Ky regjim i qarkullimit do të vazhdojë deri në ndërtimin e autostradës A2, aksi Kërçovë -Ohër.
Regjimi në qarkullim është parashikuar me devijime, respektivisht kalimin nga një korsi në tjetrën, në gjatësi prej 2,5 kilometrash.
