Egjipt, lëviz nga vendi pallati i banuar 13 katësh

02.06.2017 12:55

Një ndërtesë 13 katëshe ka lëvizur nga vendi....

Një ndërtesë 13 katëshe ka lëvizur nga vendi duke u anuar frikshëm  derisa u përplas me një tjetër ndërtesë në  në  Egjipt. Ngjarja ndodhi teksa të gjithë banorët ishin brenda ndërtesës.

Autoritetet ndërprenë menjëherë energjinë elektrike dhe gazin si  evakuuan të gjithë banorët. Pallati konsiderohet ndërtim i ri. Të gjitha ndërtesat pranë ndërtesës së rrëzuar janë evakuuar.

Rrjeti i tramvajit të Aleksandrisë në këtë zonë është ndalur për të parandaluar dridhjet që mund të shkaktojnë shkatërrimi i ndërtesës. Kanë filluar hetimet për të gjetur  shkakun e kolapsit, por autoritetet thonë se të gjithë autorët dhe ata që janë përgjegjës për incidentin do të mbajnë përgjegjësi.

Ndërtesa është ndërtuar në vitin 2002 dhe dy vite më vonë ishte dhënë një urdhër largimi për banorët.Megjithatë, qiramarrësit vendosën të jetojnë në të përpos rrezikut real.

Ekspertët thonë se prishja e një ndërtese tjetër 3-katëshe, ngjitur me ndërtesën e anuar, çoi në prishjen e themeleve të pallatit 13 katësh.