Liderët e rinj, shpallet konkursi i 8-të për trajnim ndërkombëtar
Është shpallur konkursi për trajnimin ndërkombëtar.....

Është shpallur konkursi për trajnimin ndërkombëtar të tetin me radhë për liderë të rinj, që nën patronatin e kryetarit të RM-së, Gjorge Ivanov, do të mbahet nga 20 gushti deri më 1 shtator në Ohër.
Programi është i dedikuar për persona të rinj me arsim të lartë të kryer, të cilët kanë dëshirë përmes mjeshtërive të tyre prej lidershipit të kontribuojnë për zhvillim pozitiv në shoqëri dhe përreth në të cilën jetojnë dhe punojnë.
Programi i shkollës përfshin ligjërata dhe ushtrime praktike për lidership, me ligjërues eminentë nga vendi dhe jashtë, ndërsa mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe angleze.
Në konkurs, mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e RM-së dhe mërgimtarët që jetojnë jashtë vendit.
Kushtet për konkurrim, parashikojnë që aplikantët të kenë njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze, dhe mesatare 8.5 ose më të lartë në studimet universitare. Përvoja e punës prej minimum një viti, do të konsiderohet si avantazh.
