Testimi ekstern, vendimi edhe në “Gazetën Zyrtare”

02.06.2017 14:20

Pas miratimit në kuvend të ndryshimeve në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm....

Pas miratimit në kuvend të  ndryshimeve në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, për shfuqizimin e testimit ekstern , këto ndryshime sot janë publikuar edhe në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot njoftoi se me miratimin e ndryshimeve të Ligjit për arsim fillor, të mesëm dhe të Ligjit për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme hiqet testimi ekstern.

Ndryshimet e ligjeve, siç theksohet nga Ministria, janë publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” Nr. 67 nga 1 qershori i vitit 2017 dhe hynë në fuqi me ditën e publikimit të tyre.

“Me këto ndryshime ligjore është hequr testimi ekstern dhe i njejti nuk do të zbatohet. Të gjitha procedurat e filluara lidhur me testimin ekstern të nxënësve pezullohen”, shtohet në njoftimin e MASH.