MAQEDONI
Dita botërore kundër duhanit
30.05.2014 17:08
Me moton “ Rritni taksat, zvogëloni duhanpirjen”, OBSH me rastin e ditës botërore kundër duhanit...

Me moton “ Rritni taksat, zvogëloni duhanpirjen”, OBSH me rastin e ditës botërore kundër duhanit ka konsideruar si masë parandaluese rritjen e taksave të duhanit dhe çmimin, me çka do të bënte që të ulej konsumi i duhanit dhe të shpëtonin sa më shumë jetë njerëzish.
Një nga shkaktarët kryesor të vdekjes është edhe duhani, prej të cilit gjashtë milion njerëz vdesin çdo vit në botë.
Në Evropë kjo shifër është 1 milion e 600 mijë, ndërsa në vendin tonë sëmundjet që vijnë si pasojë e duhanit shkaktojnë rreth 3300 vdekje.
Specialistët e ISHP-së theksojnë se taksimi i produkteve të duhanit është edhe masa më efektive që njihet për të kontrolluar duhanin.
“Nuk mundet vetëm Sektori i Shëndetësisë dhe aktivitetet e tyre të ulin numrin e duhanpirësve dhe t’i reduktojnë pasojat. Të supozojmë se prej nesh varen 20% , por 80% janë aktivitetet e të gjithëve së bashku”, deklaroi mjekja Snezhana Çiçeva-Lieva.
“Shumë është i rëndësishëm fakti se mjekët janë masa kritike e popullatës, të cilët të gjithë i marrin si shembull dhe ne përpiqemi që të ulim numrin e duhanpirësve ne mesin e tyre dhe besoj se ja kemi arritur, pasi numri i mjekëve duhanpirës është ulur dukshëm”, theksoi mjeku Mome Spasovski.
Duhanpirësit janë katër herë më të rrezikuar për infarkte dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare.
Përtej pasojave skajshmërisht negative në mushkëri, cigarja provokon edhe ngushtimin e enëve të gjakut, duke bërë që të rritet presioni i tij dhe frekuencat kardiake. 90% e personave me kancer në mushkëri janë duhanpirësit.
FARIJE DAUTI-BAKIU
