Tentim atentati ndaj Todorovit, prokuroria themelore nis procedurën hetimore

02.06.2017 14:38

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë kundër personit.....

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë kundër personit i cili gjuajti me armë drejt ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov

I dyshuari do të ndiqet penalisht për kryerjen e dy veprave penale edhe atë për “Vrasje në bazë të nenit 123 në lidhje me nenin 19” dhe “prodhim të paligjshëm, posedim dhe shitjen e armëve apo materieve shpërthyese sipas nenit 396” të Kodit Penal.

“Prokurori publik kompetent në gjykatë dorëzoi edhe propozim për përcaktimin e masës për paraburgim, sepse vlerësoi se janë përmbushur bazat ligjore për shqiptimin e tij”, thonë  nga Prokuroria Publike Themelore.

Sulmi ndaj ish ministrit Todorov, ndodhi pak minuta para se ai ti dorëzonte detyrën ministrit të ri të shëndetësisë.

Sulmuesi është gjyshi i Tamarës nga Velesi, e cila vdiq duke pritur vulën nga Ministria e Shëndetësisë për mjekim jashtë shtetit. Ai drejt Todorovit gjuajti me dy plumba, por ish ministri nuk u lëndua. Sulmuesi u arrestua në vendngjarje.