Testimi ekstern nuk vlen më, nxënësit: Ishte mënyra më e dobët e vlerësimit
Anulimi i testimit ekstern është pritur me entuziazëm nga nxënësit dhe profesorët....

Anulimi i testimit ekstern është pritur me entuziazëm nga nxënësit dhe profesorët, të cilët thonë se më në fund u morr vendimi më i mirë.
Nxënësit e anketuar nga TVM2, thonë se testimi ekstern ishte prej mënyrave më të gabuara për vlersimin e njohurive të tyre.
Testimi u shoqërua gjatë gjithë kohës me gabime të shumta të cilat, edhe përkundër apeleve, nuk përmirësoheshin. Për nxënësit, testimi ka qenë vetëm stres.
“Testimi ekstern ishte njw prej formave më të dobëta në arsim nuk kishte ndonjë efikasitet. Nxënësit gjithmonë ishin të koncenturar ne fund të vitit për testimin ekstern që ishte vetëm një formalitet edhe përskaj shumë gabimeve kishim raste kur nuk kuptoheshin as pyetjet . Ky vendim ishte adekuat per neve nxënësit ishte një lehtsim gjithashtu edhe për profesorët”.
“Jemi gëzuar që është hequr testimi ekstern nga përdorimi sepse tek nxënësit nuk ka pasur ndonjë efekt poztiv, vetëm se ka krijuar tek ne stres para testimit”.
“Më mirë ka qenë që profesori të na pyesë gjatë vitit, sepse ka gjëra që mund të harohen dhe mendoj që nuk ka qenë vlersimi adekuat. Mendoj se prej fillimit ka pasur shumë gabime si dhe pyetje të cilët nuk i kemi kuptuar për shkak përkthimit dhe mendoj se heqja e testimit ekstern ishte mirë për gjithë neve” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.
PROFESORËT: TË PUNOHET MË SHUMË ME NXËNËSIT
Profesorët thonë se mënyra e vetme reale e vlerësmit të nxënësve, është ajo që bëhet nga mësimdhënësit. Sipas tyre , për të pasur cilësi, me nxënësit duhet të punohet që në fillore , pasi cilësia nuk mund të matet vetëm me notën e një testimi.
“Ai vlerësim që ishte ajo notë nuk ishte adekuate me notat e tërë vitit. Duhet të fillohet të punohet prej shkollës fillore rrënjësishtë prej fillimit . Jam i bindur se prej aty duhet të fillohet, gradualisht deri në klasën e 9 dhe normalisht edhe në shkollë të mesme” – tha profesori, Burim Aliu.
Testimi ekstern prej të hënës do ti takojë historisë, por do të mbahet mend si një ndër vendimet më të gabuara në reformat në arsim.
Të gjithë dakordohen se duhet të ketë kontrolle të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, por mënyra e kontrolleve duhet të jetë e tillë që të masë realisht cilësinë e arsimit e jo të kthehet në stres për të gjithë, pa dhënë rezultate konkrete. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
