Po skadojnë 18 muajt e PSP-së, ende shumë përgjime të paanalizuara

02.06.2017 15:21

Po afron data e skadimit të afatit për ngritjen e akuzave nga ana e Prokurorisë Speciale Publike....

Po afron data e skadimit të afatit për ngritjen e akuzave nga ana e Prokurorisë Speciale Publike.

PSP ligjërisht kishte afat 18 mujor për të ngritur akuza për aktivitetet kriminele që dalin nga materialet e përgjuara.

Ligji për PSP-në është i prerë, prokurorët specialë kanë 18 muaj kohë nga marrja e lëndëve, në hapjen apo mbylljen e hetimeve dhe ngritjen e akuzave. Kjo do të thotë se ekipi i Janevës, nga fillimi deri në fund të qershorit, ka afat për hetimet dhe ngritjen e akuzave, për lëndët të cilat i ka marrë në dhjetor.

Edhe dy ditë kalon afati iparë,  për lëndët që PSP i morri nga prokuroria themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion. Janë më shumë se 30 lëndë të tilla në duart e PSP-së.

Deri tani PSP ka ngritur tre akuza, për dhunën e porositur ndaj kreut të komunës Qendër, në të cilën i akuzuar kryesor është ish kryeministri Gruevski, për fshehjen dhe shkatërrimin e sistemit përgjues, në të cilën i akuzuar kryesor është ish shefi i drejtorisë së pestë Goran Grujevski dhe kundër kryetarit të komunës së Manastirit Vladimit Talevski.

PSP ka hapur 20 procedura hetimore.  Bëhet fjalë për rastet “Target”, “Titanik” “ Tortura”, ‘TNT”, “Transportuesi”, “Fortesa 1 dhe 2”, “Thesari”, ‘Toplik”, “Tenderët”, ‘Tarifa, ‘Tanku”, ‘Trust”, ‘Tabela”, Total”, “Tifani”, “Trajektorja’, “Talir”, ”Lëndina”, në të cilat të dyshuar ose të akuzar janë dhjetra ish funksionarë të lartë dhe funksionarë lokalë , për më shumë vepra penale. 

Sipas paragrafit 3 të nenit 1 të ligjit për PSP-në, ligji për specialen është në fuqi 5 vjet pas miratimit në kuvend me mundësi vazhdimi për të cilën duhen votat e dy të tretave të deputetëve. PSP dhe ekspertët kërkojnë zgjatje të këtij afati por një gjë e tillë duket e pamundur me numrat aktualë në parlament.

Në periudhën 18 mujore të PSP-së përfshihet edhe periudha e domosdodhme parahetimore, një gjë e tillë nuk vlen për Prokurorinë Themelore Publike, e cila ka afat 18 mujor për ngritjen e lëndëve hetimore, por kjo periudhë fillon pas nisjes së procedurës hetimore.

Edhe në pres konferencën e fundit , kryeprokurorja Janeva kërkoi zgjatjen e afatit, duke fshirë nga ligji për Prokurorinë nenin 22, që do ti mundësonte Speciales deri në fund të hetojë të gjitha veprat penale që dalin nga materialet e përgjuara.

Ende 55% e materialeve nuk janë dëgjuar nga hetuesit , përqëndrimi i të cilëve në këtë periudhë ka qenë në lëndët tashmë të hapura.

Ndër lëndët për të cilat interesohet më së shumti opinoni shqiptar dhe jo vetëm, janë lëndët  “Monstra” dhe Sopoti, për të cilat PSP thotë se ende janë në procedurë parahetimore.

NAIM RAMADANI