Maqedoni
Bujqit për subvencionet: Duam traktorë e fara, paratë manipulohen
02.06.2017 15:42
Bujqit kërkojnë që një pjesë e subvencioneve, në vend që tu ndahen si mjete mjete financiare, të jepen në lloj të mbështetjes konkrete....

Kjo mbështetje konkrete do të thotë lloje të reja, fara, mekanizim, repromateriale.
Sipas bujqve, një mënyrë e tillë konkrete subvencionimi, do të thotë shfrytëzim njëqind për qind për prodhim , të ndihmës nga shteti, njëkohësisht do të pengoheshin edhe manipulimet eventuale gjatë shpërndarjes. Ky ëhtsë vlerësimi I bujqve të përfshirë në hulumtimin e fundit të Koalicionit rural – Kumanovë, të zbatuar në periudhën dhjetor 2016 – janar 2017.
Sipas Koalicionit rural, bujqve u nevojitet komponent zhvillimor, i cili do t’i nxitë që të investojnë në modernizim të prodhimtarisë. Vlerësimi i bujqve është se shpërndarja e subvencioneve në lloj të ndihmës konkrete paraqet edhe lloj të sigurisë se paratë që i jep shteti, do të shkojnë në duart e vërteta dhe do të shpenzohen në mënyrë produktive, për dallim nga mjetet në të holla, të cilat mund të përdoren për dedikim tjetër, në vend që të investohen në prodhimtari.
Hulumtimi i Koalicionit rural është zbatuar në rajonin e Pollogut, rajonin Veriperëndimor dhe Juglindor, në komunat Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Rankovc, Nagoriçan i Vjetër, Kërçovë dhe Strugë.
REXHEP QAMILI
