Sfidat e qeverisë së re, Halili: Ulja e borxhit dhe zhvillimi rajonal

02.06.2017 16:08

Një prej sfidave kryesore të qeverisë së re në lëmin e ekonomisë është ulja e borxhit publik....

Një prej sfidave kryesore të qeverisë së re në lëmin e ekonomisë është ulja e borxhit publik. Sipas analistit ekonomik Arben Halili qeveria e re duhet të ketë kujdes në  marrjen e borxheve të reja,  për shkak se Maqedonia i është afruar limitit të caktuar me ligj.

Ministria e Financave duhet të vë theks të veçantë nw krijimin e një pakete tatimore, vlerëson ekonomisti Halili. 

“Paketë e cila sigurisht që do të favorizonte kompanitë e mëdha sigurisht që edhe kompanitë e vogla dhe do të mund të ngarkonte në detyrime ose në tatime më të mëdha shtresën më të pasur dhe kompanitë më të mëdha. Në këtë drejtim të bëheshte një shpërndarje e mjeteve në nivel të barabartë edhe nëpërmjet rajoneve . Mblështetja direkte përmes fondeve të ndryshme të cilat tashme janë parlajmëruar nga vende të ndryshme të BE-së dhe të cilat mjete finansiare pa kosto do lejojnë qeverinë që në njëfarë forme më lehtë të marë frymë dhe të mos ngulfatet në borxhmarrje të re” – tha eksperti ekonomik, Arben Halili.

Qeveria e re duhet posaçërisht të përqëndrohet në përmirësimin e sistemit gjyqësor, dhe zhvillimit të barabartë rajonal pasi kjo do ti jepte një siguri kompanive thotw Halili.

“Qeveria në radhë të parë të fokusohet në drejtim të përmirësimit të kushteve të përgjithshme me theks të veçantë të funksionalitetit të gjyqsorit i cili më pas do të mundësonte një vëmendje më të theksuar në kujdesin e kompanive në drejtim të ushtrimit të qetë të veprimtarisë së tyre afartiste. I duhet kushtuar vëmendje politikave ekonomike por poashtu edhe politikave fiskale dhe socio ekonomike të cilat kanë për obligim të përmbushin të gjitha detyrimet të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e barabartë rajonal në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për vetë kompanitë” - tha eksperti ekonomik, Arben Halili.

Halili vlerëson se Maqedonia ka nevojë për tërheqje të mëtejshme të investimeve të huaja, por qeveria duhet të trajtojë njëjtë kompanitë e huaja dhe ato vendore. (Ersan Pajaziti, TVM2)