Maqedoni

Shpresat nga qeveria e re. Qytetarët, entuziastë të kujdesshëm

02.06.2017 16:37

Maqedonia tashmë ka qeverinë e re të përbërë nga LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët....

Pas 2 viteve krizë politike që paralizoi pothuajse gjithcka, kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij të parë si kryeministër, premtoi  se qeveria e re do të kthejë besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.
 
Si për mazhorancën e re, por edhe për qytetarët, ekzekutivi I ri është shpresa për një të ardhme më të mirë. Primare për qytetarët e anketuar nga TVM2, është përmirësimi I gjendjes ekonomike dhe ulja e korrupsionit.megjithatë stërzgjatja e krizës, ka shtuar edhe pesimistët.
 
“Presim që jeta të na ec përpara këtu në vendin tone, besoj se do të ndodh dicka e mirë”…
 
“Presim që të bëhet më mirë, më shumë, mendoj në ekonomi, punësime s’besoj se do të ketë më shumë”…
 
“Presim shumë por nuk besoj se mund të japin diqka të mirë nuk janë të gatshëm”…
 
“Mendojmë që do të ketë përmirësime prandaj dhe kemi votuar, për ekonomi që të bëhet më mirë ekonomia”...
 
“Shpresoj dicka më mirë në aspektin ekonomik sepse ajo na nevojitet më së shumti. Të mos ket vjedhje korrupsion sepse korrupsion ka patur shumë, shpresoj që të mos ketë”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Por edhe pse ekziston një nevojë e madhe për zgjidhje të shpejta dhe rregullime magjike, tek qytetarët vërehet  një ndjenjë e optimizmit të kujdesshëm, sepse për vite të tëra premtimet e politikës , pothuasje asnjëherë nuk realizohen sipas pritjeve maksimale të qytetarëve. 
 
GAZMEND REXHEPI