Nga pasdita e sotme mot me shi të rrëmbyshëm, breshër dhe bubullima
Mot i vranët me rreshje të rrëmbyshme të shiut....

Mot i vranët me rreshje të rrëmbyshme të shiut, breshër dhe erë të fuqishme e pret Maqedoninë gjatë këtyre ditëve.
Shi i shoqëruar me breshër do të ketë gjatë orëve të pasdites së sotme, ndërsa moti jo stabil do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ku rreshje më të mëdha të shiut pritet të ketë në pjesën lindore të vendit.
“Nesër do të kemi mot mjaft jostabil me shi dhe vetëtima dhe për dallim nga sot , nesër këto procese do të jenë më intensive, në territor më të gjërë si dhe priten shira të rrëmbyeshëm, rrufe, erë të fuqishme dhe breshër. Sipas parashikimeve tona më shumë reshje të shiut do të ketë në pjesën lindore të vendit me mundësi për 35 litra në metër katror. Njësoj edhe në ditën e dytë të fundjavës në orët e pasditës do të ketë mot jo stabil” – tha Lençe Rizova, meteorologe.
Moti pritet të përmirësojhet gjatë ditëve të para të javës së ardhshme ku në orët e pasdites do të ketë paraqitje të shiut, por më shumë do të jetë e përfaqësuar në rajonet malore. (Belinda Koka Ademi, TVM2)
