Maqedoni
Dibër, vazhdon me intensitet të shtuar asfaltimi i rrugëve
02.06.2017 17:07
Pushteti vendor ka riasfaltuar mbi 15 mijë metra katrorë rrugë...

Gjithashtu në Dibër deri tani janë shtruar me pllaka mbi 15 mijë metra katrorë trotuare dhe shëtitorja e qytetit, po ashtu u rindërtua edhe Gjimnazi I qytetit si dhe janë rrethuar edhe varrezat e Dibrës.
Edhe mërgimtarët nuk e harrojnë qytetin e tyre. Mërgimtarët nga Amerika kanë dhënë ndihmesën e tyre për asfaltimin e mbi 2 mijë metrave katrorë. Kreu I komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, premton vazhdimin e investimeve.
“Këto ditë në Dibër bëjmë riasfaltimin e 15 mijë metrave katrorë, puna është në vazhdë e sipër. Por njëkohësisht ëhstë një moent I këndshëm bashkëpunimi me mërgimtarët tanë nga SHBA, Baudin Çanka, Refik Kosovrasti, Dritan Fida dhe Adrian Marku, të cilët kanë vendosur të investojnë në riasflatimin e rrugës për te “Xhamia e Teqes” e cila ëhstë rruga më e vjetër në Dibër, prej 2 mijë metrash katrorë”, tha Ruzhdi Lata, kryetar i komunës së Dibrës.
