Maqedoni
Sulmi ndaj Todorovit, VMRO: Dhuna, pasojë e politikave të LSDM-së
02.06.2017 17:28
VMRO vazhdon të fajsojë LSDM-në për sulmin e djeshëm ndaj ish ministrit Todorov...

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Nevenka Stamenkovska, në një pres konferencë, ripërsëriti qëdnrimin e partisë së Gruevskit, se atentati ndaj ish ministrit të shëndetësisë, ishte një vepër e planifikuar tani më 3 vite, e nxitur edhe nga organizatat joqeveritare nën kontrollin e Sorosit, që kanë shpërndarë urrejtje e cila përfundoi me gjak dhe dhunë.
Sipas saj, dhuna në Kuvend më 27 prill ishte si pasojë e provokimeve të LSDM-së, të cilët zgjodhën kryetarin e Kuvendit në mënyrë jolegale. LSDM atëherë shkeli edhe Kushtetutën edhe ligjin e Kuvendit dhe rregulloren për punë të Kuvendit, tha Stamenkovska nga VMRO-DPMNE.
