MAQEDONI

Zhernovski: Mi morën kopetencat për rrënimin e Car Dushanit

30.05.2014 17:10

Të gjitha përmendoret e vendosura në sheshin e Shkupit përfshirë edhe atë të “Car Dushanit”...

Të gjitha përmendoret e vendosura në sheshin e Shkupit përfshirë edhe atë të “Car Dushanit”, nuk janë në kompetencë të Komunës Qendër dhe të njëjtat edhe pse janë ndërtime të egra, nuk mund të largohen.
 
Kështu shprehet kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, duke shtuar se kjo ka ndodhur me ndryshimet e fundit të ligjit për ndërtime. Sipas tij, tani më të gjitha përmendoret në Qytetin e Shkupit janë në kompetencë të Komunës së Shkupit. 
 
“Pikërisht për shkak të paralajmërimit tonë të largimit të të gjitha ndërtimeve pa leje në Komunën Qendër, pavarësisht a bëhej fjalë për ndërtesa apo përmendore, në Kuvend u miratuan ndryshime në Ligjin për Ndërtim dhe që nga ai moment, me miratimin e shumicës kuvendore, në këtë retroaktivë që është shumë e çuditshme dhe jo e rastësishme, Qyteti i Shkupit është bërë mbuluesi i përmendoreve dhe askush tjetër përveç tij nuk mund të bëjë kurrfarë ndërhyrjesh në atë që është vendosur tashmë”, deklaroi kryetar i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
 
I pyetur se kur do të vendoset përmendorja e Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit, Zhernovski u shpreh se ato nuk kanë mbërritur  në Komunë, e madje  ende nuk janë paguar  nga Ministria e Kulturës.
 
Zhernovski u ankua edhe nga Pushteti Qendror dhe Qyteti i Shkupit, pasi sipas tij, këto dy pushtete nuk e përfillin sa duhet Komunën Qendër sa komunat tjera. 
 
AFRIM TANALLARI