Maqedoni
30 ditë paraburgim për sulmuesin e Todorovit, avokatja: Mirëkuptim, vdekja e mbesës e rëndoi
02.06.2017 17:56
Gjykata ka shqiptuar masën 30 muaj paraburgim, ndaj Lupço Stojanovski që dje sulmoi ish ministrin e shëndetësisë Todorov...

Avokatja kërkoi të zbutet masa e kujdesit dhe të merret parasysh se sulmuesi ka histori jo të mirë shëndetësore dhe se gjendja e tij është përkeqësuar akoma më shumë pas vdekjes së mbesës së vogël, Tamarës. Stojanovski nuk ka treguar arsyet e sulmit ndaj Todorovit, as para prokurorit publik as para gjykatësit duke u mbrojtur në heshtje.
“Për momentin nuk është në gjendje të jep dëshminë e tij për tu mbrojtur, është i shqetësuar, tre herë rradhazi ka intervenuar edhe ambulanca. Sot u mbrojt me heshtje por megjithatë duhet t’ju theksoj se kryesisht bëhet fjalë për një rast jashtzakonisht të rëndë. Personi ka histori sëmundjesh, ka çrregullime mjekësore, gjendja e tij shëndetësore është keqësuar akoma më shumë pas vdekjes së mbesës, Tamarës. Gjithashtu nuk ka qenë i dënuar. Është familjar dhe baba i tre fëmijëve. Do të ankohemi për shqiptimin e masës për paraburgim. Ne do të kërkojmë ndonjë ndalesë më të ulët pasi që gjendja psikike e të akuzuarit nuk është e mirë dhe mendoj se me shqiptimin e masës paraburgim do të përkeqësohet edhe më shumë gjendja e tij. Do të kërkojmë nga gjykata që të shqiptohet masa për burg shtëpiak”, tha Pavlina Zefiq, Avokate Mbrojtëse.
Avokatja thotë se 60 vjecari është lënduar nga policia dhe do të kërkojë raport për lëndimet në trup. Sulmi ndaj ish ministrit Todorov, ndodhi pak minuta para se ai ti dorëzonte detyrën ministrit të ri të shëndetësisë. Sulmuesi është gjyshi i Tamarës nga Velesi, e cila vdiq duke pritur vulën nga Ministria e Shëndetësisë për mjekim jashtë shtetit.
FLORIJE BELULI KAMBER
