Maqedoni

Kabineti i ri qeveritar, Zendeli: Kuadrot përgjegjsi e partive; Neziri: Një pjesë, janë profesionistë

02.06.2017 18:04

Ministrat e ri pranuan detyrën nga ministrat paraprak dhe kanë filluar punën në dikasterët përkatës...

Sipas traditës, kabineti i ri qeveritar ka 100 ditë në dispozicion për të punar pa presionin e opinionit. Pas këtij afati qeveria jep llogari para opinionit. Sipas analistëve politik përbërja e qeverisë së re është e drejtë e partive politike pjesë e koalicionit dhe përgjigjen për përzgjedhjen do ta marrin në zgjedhjet e rradhës.     
 
“Sigurisht që është përgjegjsi dhe e drejtë e partive politike që janë pjesë e koalicionit qeveritar. Nga puna rezultati dhe veprimtaria e tyre sigurisht që do të varret edhe vet pozita dhe vet ndikmi i partive politike tek elektorati, në zgjedhjet e ardhëshme parlamentar edhe lokale”, tha Jusuf Zendeli, profesor universitar.
 
“Një pjesë e mirë eministrave në qeverinë e re janë profesionistë, janë njerës që e njohin problematikën në resorin ku anagazhohen por ka një pjesë të cilët fatkeqësisht janë zgjedhur në bazë të kritereve locale jo në bazë të kritereve profesionale. Kryesisht e kam fjalën për ministrant e BDI-së, për disa prej tyre. Një pjesë tjetër janë të panjohur për opinionin dhe nuk mund që t’I gjykojmë”, tha Xhelal Neziri, analist.
 
Në qeverinë e re të kryeministrit Zoran Zaev, minsitra ka LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët. BDI ka dy zëvnendës kryeministra dhe katër ministra, ndërsa Aleanca për shqiptarët drejton dy dikastere. Me resorët e tjerë drejtojnë kuadro të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja.
 
SHPËTIM NUREDINI