Maqedoni

Taravari viziton spitalin e Tetovës, premton riorganizim të sistemit shëndetësor

02.06.2017 18:34

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, vizitën e tij të parë e bëri në spitalin Klinik të Tetovës....

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari,  vizitën e tij të parë e bëri në spitalin Klinik të Tetovës, nga I cili premtoi ndryshime rrënjësore të sistemit shëndetësor në Maqedoni. Paralajmëroi tolerancë zero ndaj korrupsionit, heqje të pagesës së mjekësve sipas punës dhe gjetjen e mundësive për shpërblim të më të mirëve dhe ndërtim të raportit mjek pacient.
 
“Ndaj korrupsionit do të jemi të pa kompromisë. Toleranca do të jetë zero. Shumë shpejt do të kemi investime dhe  punësime të reja nëpër spitale, sepse ka mungesë të madhe e stafit mjekësor edhe ajo ndjehet. Prandaj vërehet nervozë tek pacientët për shkak të pritjeve të gjata ..Do të punojmë që të mos kemi mjekë të frustruar. Duhet të kemi mjekë që kur do të vijnë në punë të jenë të kënaqur prej pagesës dhe kushteve”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.
 
Taravari tha se drejtorët financiar të spitaleve nuk duhet të ekzistojnë, por ndryshim do të ketë edhe ndryshime  të drejtorëve aktual  të spitaleve. Sipas tij ai që ka qenë i suksesshëm do vazhdoj kurse tjerët do zëvendësohen me mjekë profesionistë.
 
“Drejtorët financiar nuk ka nevojë të ekzistojnë , nuk ka nevojë të duplifikojm funksionet ne nuk jemi shtet i pasur ne do vazhdojmë që ato drejtor financiar të hynë në administratë dhe mund të jenë përgjegjës për administratën .Unë do të insistojë që shumica e drejtorëve që do jenë të jenë profesionist , ato që janë të suksesshëm do vazhdojnë ato që ka nevojë të ndryshojmë do ndryshojmë do ulemi do bëjmë analizë”, shtoi Taravari.
 
Spitali Klinik i Tetovës, tha Taravari, do të jetë një nga katër qendrat klinike të Maqedonisë, ku planifikohet të kryhen investime më të mëdha, sipas mundësive. Taravari shpalosi edhe një ndër emrat e parë të kabinetit të tij. Ai është Omer Xhemaili kardio-kirurg i njohur ndërkombëtarisht, që do të jetë këshilltar I ministrit të ri. 
 
VISAR SADIKI