Botë
5 atentate të dështuara ndaj Putin
02.06.2017 20:04
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar në një dokumentar të regjisorit amerikan Oliver Stone....

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar në një dokumentar të regjisorit amerikan Oliver Stone, se ka shpëtuar nga disa tentim-vrasje ndaj tij. Ky dokumentar do të transmetohet gjatë këtij muaji në një televizion kabllor në Amerikë.
Në dokumentarin me katër seri, të titulluar “Intervistat e Putinit”, regjisori Stone ka thënë se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar për rreth pesë përpjekje të pasuksesshme për të vrarë Putinin.
Stone ka shtuar se “mënyra e parë e vrasjes” është gjithmonë “tentimi për t’u inkuadruar si pjesëtar i sigurisë së presidentit”.
Mirëpo Putin ka thënë se për të është thelbësore që të besojë në ekipin e tij të sigurisë.
Stone po ashtu i ka kërkuar Putinit që të bëjë të ditur se cili mendon që do të jetë fati i tij në të ardhmen.
“Vetëm Zoti e di fatin tonë – timin dhe tuajin,” ka deklaruar Putin./REL
