Botë

Avionët japonezë pranë brigjeve të Koresë së Veriut

02.06.2017 20:25

Avionët luftarakë japonezë po marrin pjesë në një operacion stërvitor të përbashkët me forcat detare amerikane pranë brigjeve të Koresë së Veriut...

Megjithatë, zyrtarët e Marinës amerikane shprehen se nuk kanë asnjë synim për të bërë presion mbi Korenë e Veriut.
 
Në këtë stërvitje të përbashkët janë duke marrë pjesë edhe dy aeroplanmbajtëset amerikane “USS Carl Vinson dhe USS Ronald Reagan”.
 
Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake që pas vitit 1990.
 
Stërvitja e përbashkët vjen vetëm dy ditë pas ushtria amerikane kreu testin e parë të mbrojtjes antiraketore, duke simuluar një sulm me raketa balistike ndërkontinentale./Top Channel