MAQEDONI

Promovohen kapacitetet turistike në Dibër

30.05.2014 17:14

Zyra ndërkombëtare “Invest Maqedoni-Shqipëri dhe Kosovë” në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë dhe Komunën e Dibrës...

Zyra ndërkombëtare “Invest Maqedoni-Shqipëri dhe Kosovë” në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë dhe Komunën e Dibrës, për herë të parë organizon  një tur dy ditor historik promovues në Dibër.
 
Operatorët turistik dhe mediat e shumta ishin të pranishëm. Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, i njoftoi me elementet e rëndësishme të cilat i ofron Dibra, si në sferën e turizmit, si dhe atraksionet ekonomike në Dibër dhe ata që do të favorizohen me ndërtimin e rrugës së Arbrit.
 
Ndërkaq, përfaqësuesja e Agjensionit Kombëtar të Turizmit në Republikën e Shqipërisë, Braziliana Memushaj, nënvizoi se Agjencia Kombëtare e Turizmit ka për qëllim të bëjë promovimin e Shqipërisë, por promovimi i Shqipërisë nuk len jashtë trevat shqiptare dhe në këtë tur vihen në pah vlerat që ofron Dibra. 
 
Gjatë qëndrimit në Dibër, pjesëmarrësit në këtë tur promovues do të kenë mundësi që të shohin më nga afër mundësinë e të bërit biznes mes dy anëve të kufirit, nënvizoi në fund drejtuesi i zyrës “Invest Maqedoni-Shqipëri dhe Kosovë”, Fatos Mustafa. 
 
ATLI DEMA