Botë
Gabimi në vaksinim u merr jetën 15 fëmijëve në Sudanin e Jugut
02.06.2017 21:28
Të paktën 15 fëmijë kanë humbur jetën në Sudanin e Jugut nga një përpjekje e dështuar për t’i imunizuar kundrejt fruthit me anë të vaksinave....

Hetimet e fundit kanë zbuluar se fëmijët ishin vaksinuar me të njëjtën shiringë të pa sterilizuar dhe vaksina nuk u ruajt në mënyrën e duhur, raportoi “BBC”.
Si rezultat, fushata për të imunizuar fëmijët ndaj fruthit shkaktoi infeksione të rënda dhe gjendje seeptike.
Ministria sudaneze e Shëndetësisë tha se skuadra që administronte vaksinimin ishte e pakualifikuar dhe e pa trajnuar.
Rreth 300 persona u vaksinuan gjatë fushatës së vaksinimit në rajonin Kapoeta, përfshirë 32 fëmijët që u sëmurën por mbijetuan.
Gjendja seeptike është shkaktohet nga një infeksion që përhapet shpejt në të gjithë trupin duke çuar në mosfunksionimin e disa organeve dhe në vdekjen përfundimtare.
Sudani i Jugur ka shpallur pavarësinë nga Sudani në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe rreket të sigurojë shërbimet bazë për popullatën. Ndërkohë, vendi është përfshirë edhe nga një luftë civile në vitin 2013.
OKB-ja ka vlerësuar se më shumë se 1 milionë fëmijë janë larguar nga vendi gjatë konfliktit, teksa 1 milion të tjerë janë zhvendosur brenda vendit. /tvklan.al
