Maqedoni
Zaev, të kontrollohet qeveria nëse ka aparate përgjimi
03.06.2017 13:11
Kryeministri Zoran Zaev, pasi zyrtarisht e mori funksionin menjëherë i ka urdhëruar shërbimet e sigurisë që të bëjnë kontroll...

Kryeministri Zoran Zaev, pasi zyrtarisht e mori funksionin menjëherë i ka urdhëruar shërbimet e sigurisë që të bëjnë kontroll detal nëse në hapësirat e Qeverisë, e veçmas në kabinetin e kryeministrit është vendosur sisteme për përgjim dhe inçizim të fshehtë.
“Qëllimi im është që të jem plotësisht i hapur dhe transparent. Por, ky është kabinet i kryeministrit ku besoj se nuk do të duhej të ketë aparate dhe sisteme, edhe pse në të kaluarën është treguar se ajo ka qenë e mundur”, tha Zaev.
Pasi e mori funksionin Zaev poashtu ka urdhëruar që të hapen portat e ndërtesës së qeverisë.
