Maqedoni
VMRO-DPMNE, kjo qeveri është anti reformatore
03.06.2017 13:29
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka lëshuar sot akuza ndaj qeverisë së re të cilën e ka quajtur anti-reformatore...

Sipas partisë së Gruevskit, LSDM'ja di të menaxhojë vetëm me premtime të rrejshme dhe planifikim të skenareve të zeza.
“Kaq vlen fjala e LSDM-së. Përderisa populli pret subvencione, paga më të mëdha deri 30 mijë denarë siç premtuan, ata po mendojnë skenare të zeza për VMRO-DPMNE-në me qëllim që populli t’i harrojë premtimet e tyre të rrejshme, që LSDM i bëri periudhën e kaluar”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti gjithashtu theksojnë se kjo qeveri nuk kanë çfarë t’i ofrojnë popullit, përveç premtimeve të rreme, destruktivitetit dhe frikës. Për këtë arsye, kjo qeveri nuk është reformuese, por anti-reformuese”.
