MAQEDONI

Moti gjatë vikendit me vranësira, pa rrezik për vërshime

30.05.2014 17:40

Krahas paralajmërimeve për të reshura të dendura të shiu, institucionet nuk paralajmërojnë se do të ketë rrezik për fatkeqësi...

Krahas paralajmërimeve për të reshura të dendura të shiu, institucionet nuk paralajmërojnë se do të ketë rrezik për fatkeqësi natyrore gjatë ditëve në vijim. Ata thonë se janë të gatshëm të përballen me situata të tilla nëse shtrohet nevoja. 
 
Ndërkohë, nga Enti Hidrometeorologjik njoftojnë se moti gjatë ditëve në vijim do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira lokale, me ç’rast do të fyejë erë e lehtë, ndërsa do të ketë periudha edhe me diell. Të reshura do të paraqiten në pjesën perëndimore të vendit, por ata do të jenë me intensitet të ulët. 
 
“Do të kemi temperaturë në interval prej 18 deri më 25 gradë celsius. Nesër do të fryjë erë nga perëndimi, ndërsa të dielën erërat do të jenë më të ftohta se zakonisht dhe temperaturat do të jenë të ngjashme deri të hënën, ndërsa të martën pritet një valë freskuese”, deklaroi sinoptikania, Lençe Rizova.
 
Sipas meteorologëve, pas të hënës temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë, por megjithatë temperaturat do të ulen nën 30 gradë celsius dhe vende-vende pritet mot me diell dhe me vranësira të kohëpaskohshme. 
 
Ndërsa në Shkup dhe rrethinë pas të hënës paradite pritet mot i kthjellët dhe me diell dhe pasdite priten reshje të dobëta shiu.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI