Botë

Poloni: Në arkivolin e presidentit gjenden pjesë të trupve të dy njerzve tjerë

03.06.2017 14:31

Në arkivolin e ish-presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, i cili, së bashku me dhjetëra zyrtarë të tjerë...

Në arkivolin e ish-presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, i cili, së bashku me dhjetëra zyrtarë të tjerë, ka vdekur nga rrëzimi i aeroplanit, në vitin 2010, janë gjetur pjesë të trupave të dy njerëzve tjerë.

Që nga nisja e hetimeve të reja, vitin e kaluar, janë zhvarrosur 27 trupa, që ka rezultuar se trupat e viktimave janë përzier në 11 arkivole.

Aeroplani është rrëzuar pranë Smolenskut, në perëndim të Rusisë. Hetuesit rusë dhe polakë kanë konstatuar se aksidenti është shkaktuar me gabim të pilotit.

Por, partia polake për Ligj dhe Drejtësi, e udhëhequr nga vëllai binjak i Lech Kaczynskit, Jaroslav, ka marrë pushtetin në tetor të vitit 2015 dhe ka nisur hetime të reja.

Disa anëtarë të kësaj partie besojnë se aeroplani është rrëzuar me eksploziv. Derisa disa besojnë se kontrollorët e trafikut ajror rus qëllimisht e kanë kequdhëzuar ekuipazhin.