Maqedoni

Hoyt Yee, Maqedonia të zgjidh kontestin me Greqinë

03.06.2017 14:56

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të SHBA-ve, Hoyt Yee, i ka dhënë mbështete të plotë qeverisë së re të Maqedonisë...

Zëvendës ndihësi i sekretarit të SHBA-ve, Hoyt Yee, i ka dhënë mbështete të plotë qeverisë së re të Maqedonisë dhe e ka inkurajuar atë për realizimin e reformave për të vazhduar në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
 
Ai njëherit ka apeluar edhe për mbylljen e çështjeve dypalëshe me vendet e rajonit, duke përfshirë edhe zgjidhjen e kontestit me emrin me Greqinë.
 
“Presim nga qeveria e re të jetë partnere e bashkësisë ndërkombëtare, BE-në dhe SHBA-të, vende partnere të Maqedonisë prej shum vitesh, në drejtim të zbatimit të reformave të nevojshme që të mund të përparojë. Të zgjidh çështjet me fqinjët, përfshirë edhe Greqinë. Qëllimi është të arrihen marrëveshje që do të zhbllokonin rrugën e Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik”, shprehet zv/ndihmësi i sekretarit të SHBA-ve, Hoyt Yee.
 
Yee për redaksinë boshnjake të “Zërit të Amerikës” poashtu theksoi se kishte momente të vështira, si sulmi i 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, por tani kur kjo u tejkalua dhe Maqedonia tanimë ka Qeveri të re, ky është një hap pozitiv, jo vetëm për Maqedoninë por edhe për tërë rajonin.
 
Diplomati amerikan poashtu ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë ta ndjekin nga afër rajonin, që është pjesë e interesave të SHBA-ve.
 
GYLTENE SINANI